Kryemadhi vlerëson qëndrimin e BE kundër projektit të hashashit

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka përshëndetur reagimin e Bashkimit Europian kundër projektit të Edi Ramës për kultivimin e kanabisit. Në një reagim në Twitter, Kryemadhi shprehet se BE u distancua qartë ndaj fushatës së Edi Ramës.

“Faleminderit BE për distancimin e qartë nga fushata dizinformuese e Edi Ramës në keqpërdorimin e imazhit të BE për të justifikuar rikanabizimin e vendit për efekt elektoral. Sot në ditën e Evropës dhuna shtetërore nuk kurseu shoqërinë civile, e cila protestonte ndaj aktit korruptiv të pastrimit të parave në dëm të trashëgimisë kombëtare. Populli shqiptar kërkon e meriton jetesë me standarte të BE, ndaj inkurajojmë më shumë qëndrime të tilla me vlerë për opinionin publik dhe besimin e tyre te institucionet e pavarura të BE. Bashkë të luftojmë dezinformimin dhe ti sigurojmë shqiptarëve një qeveri përtej propagandës, që realizon 15 kushtet e integrimit dhe çon përpara ëndrrën evropiane”,- shkruan Kryemadhi në reagimin e saj në Facebook.

SHKARKO APP