Kryemadhi: Votimi i njëanshëm do të izolojë Shqipërinë!
Në intervistën për News24, kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi u shpreh se nëse Partia Socialiste do të votojë deri në fund ndryshimet kushtetuese, pasojat më të mëdha do t’i vuajë vendi dhe qytetarët. Ky votim sipas kryetares së LSI, do të izolojë Shqipërinë dhe do të vështirësojë rrugën e saj për integrim në BE. Kryemadhi po ashtu paralajmëroi ata që do ta votojnë se do të paguajnë për veprimet e tyre.
“Më kënaq veprimtaria e tij sepse tregon që ai është shumë i frikësuar dhe çdo ditë dhe më shumë që ai kërcënon, çdo ditë dhe më shumë që ai përplas këmbët me arrogancë, tregon që rezultatet e zgjedhjeve të ardhshme që do të jenë shumë shpejt, nuk do të shmangin dot rotacionin politik, i cili do të vijë nëpërmjet votës së lirë dhe të ndershme të qytetarëve shqiptar. Kjo grabitje legjitime e Parlamentit nëpërmjet votimeve ilegjitime të Kushtetutës nuk do të jetë gjë tjetër veccse një nga veprimet jo vetëm që do të izolojë Shqipërinë në marrëdhënie me BE por pasojat do të jenë shumë të mëdha për shkaktarët dhe për partnerët në krim të këtij veprimi. Unë për hir të së vërtetës politikisht do të thoja le ta bëjnë, sepse do të kem kënaqësinë më të madhe për të treguar në të ardhmen. Shqiptarët që tregojnë shembullin e njerëzve të cilët marrin peng vendin dhe që do të kenë shpagimin dhe dënimin që nuk do të dinë se nga do t’u vijë por nga ana tjetër do të më vinte shumë keq sepse një veprim i tillë i nesërm nuk do të sillte gjë tjetër veçse do të izolonte përfundimisht Shqipërinë dhe do ta çonte në një drejtim të paditur kur në fakt Shqipëria e ka shumë të qartë drejtimin e saj ku është BE. Pavarësisht forcave politike që vijnë dhe ikin.
Dhe në deklaratat që ka bërë opozita e bashkuar, ka qenë në sinkron sa i përket deklaratave që nëse këto ndryshime kushtetuese do të ndodhin rrezikohet stabiliteti i vendit dhe integrimi i Shqipërisë. Çfarë nënkuptoni me këtë dhe a keni folur me z.Basha meqë keni qenë në sinkron me këto deklarata, se çfarë do të bëni konkretisht, pra është një pyetje e drejtpërdrejt.
Kjo nuk ka të bëjë më, çfarëdolloj përkufizimesh dhe inskenimesh që mund të organizojë z.Rama për të provokuar opozitën. Opozita tashmë është shumë e qartë në axhendën e saj politike dhe çdo lloj përllogaritje apo provokimi që bën z.Rama për t’ia bërë opozitës apo institucioneve ndërkombëtare dhe partnerëve ndërkombëtarë, nuk ka asnjë lloj shpëtimi. Unë isha në jug para ca ditësh dhe një shprehje më bëri shumë përshtypje se jam takuar me shumë qytetarë në Sarandë, në Ksamil, në Cukë, në Gjirokastër, në Përmet dhe ajo që më bëri përshtypje ishte që po çahet guri nga marazi, po çahet guri nga urrejtja. Nuk dije të dalloje kush ishte socialisti, kush ishte demokrati, kush ishte LSI-sti.
Pra urrejtja që njerëzit e thjeshtë kishin ndaj qeverisjes, ndaj grabitjes që u bëhej qytetarëve, ndaj mungesës së përgjegjësisë, ndaj mungesës së shërbimit, ishte aq e madhe saqë ata e përkufizonin me çarjen e gurit, pra shkëmbin, në kuptimin e asaj që ndjenja e urrejtjes ndaj qeverisë dhe ndaj Rilindjes ishte aq e madhe saqë nuk përllogariste dot më ku do të mbaronte ky revansh. Dhe ajo që më vjen keq është që disa herë njerëz frikacakë, të cilët kur janë në pushtet sillen si trima, nuk marrin në qafë vetëm veten e tyre por marrin në qafë dhe onturazhin e tyre që rrinë rreth e qark. Dhe ajo urrejtje aq e madhe popullore, mos harrojmë që është në jug të Shqipërisë që për hir të së vërtetës në këto 30 vite të tranzionit, jugu i Shqipërisë ka qenë përkrahës i PS. Ajo që më bënte përshtypje është që ajo përkrahje aq e madhe socialiste ishte kthyer në një urrejtje shumë të madhe kundër sektit të Rilindjes të cilët jo vetëm u kanë marrë vlerat, virtytet e PS në atë zonë, por kanë rikthyer në një lloj censure kriminale fashiste gjithë procesin e funksionimit të shtetit. Shqiptarët thonin nuk kemi marrë pagën e luftës, qytetarë atje thonin nuk kemi drita, nuk kemi ujë, kemi taksa pa pasur asgjë, nuk kemi shërbimin shëndetësor, duam të bëjmë një tampon nuk e bëjmë dot, duam të lëvizim të shikojmë fëmijët tanë që na kanë ngelur jashtë apo që janë emigrantë, nuk i shikojmë dot, sepse mungesa e përgjegjësisë së shtetit është jashtëzakonisht e madhe në marrëdhënie me qytetarët”, u shpreh Monika Kryemadhi.
E pyetur mbi mundësinë e votimit të ndryshimeve kushtetuese nga mazhoranca në mënyrë të njëanshmë, Kryemadhi u shpreh se këto veprime tregojnë panikun dhe frikën e kryeministrit Edi Rama për t’u përballur në mënyrë të ndershme me votën e qytetarëve. Ky veprim sipas kryetares së LSI nuk ndodhi as në vitin 2017 për reformën në drejtësi por nuk ka ndodhur as në vitin 1997, kur Partia Socialiste kishte 115 deputetë dhe zgjodhi të shkojë në referendum për ndryshimin e Kushtetutës.
Znj. Kryemadhi të nisim nga tema më e diskutuar kohët e fundit. Ditën e nesërme pritet që në parlament të miratohen ndryshimet kushtetuese. Kryeministri Rama duket i bindur në qëndrimin e tij për t’i shkuar në fund kësaj beteje por ndërkohë aktualisht opozita e bashkuar nuk e ka dhënë konsensusin. Çfarë pritet të ndodhë nëse këto ndryshime do të kalojnë në Parlament?
E para, veprimet e njëanshme që po bën sot mazhoranca, në fakt është minorancë, përsa i përket numrit të votave që përfaqësohen në atë Parlament, por me në krye Edi Ramën, ajo çfarë po bëjnë dhe veprimtaria e tyre po themi është një veprim në panik, pra tregon që kanë një panik të brendshëm, sepse nëse një njeri do të ndihet i sigurt, nëse një njeri do të ndihet i fortë, nuk ka pse ndërhyn në një proces të tillë kaq korruptiv, i cili nuk është gjë tjetër veçse një veprim që tregon frikë, pasiguri, disa halle shumë të mëdha, të cilat kanë një të kaluar të errët ose janë munduar, për të fshehur diçka të errët që po ndodh apo ka ndodhur dhe në anën tjetër pastaj e gjithë kjo frikë dhe pasiguri shkon nëpërmjet një veprimi që quhet rrëmbim apo grabitje e aktivitetit Kushtetues të një institucioni siç është Parlamenti. Unë do ju kujtoja që në 2016 ne patëm diskutime jashtëzakonisht të mëdha përsa i përket Reformës në Drejtësi, por nuk u lejua që të bëhej asnjë veprim edhe pse numrat mund të ekzistonin, për të shkuar dhe për votuar ndryshimet kushtetuese në mënyrë të njëanshme që kishin të bënin me reformën në drejtësi, por u arrit qëllimi me 140 vota, me një konsensus të plotë, pra atë që nuk ka ndodhur asnjëherë. Unë do ju kujtoja që në 1997 nëse e mbani mend PS ka pasur 115 deputetë edhe pse e kishte mundësinë për të miratuar paketën kushtetuese, pra për të miratuar Kushtetutën e re edhe pse i kishin 115 vota të cilat kishin dalë me votë të drejtpërdrejtë nga qytetarët shqiptarë, pra nuk ishte një Parlament ilegjitim si ky, por ishte një Parlament me 140 deputetë, me 115 deputetë të koalicionit të majtë të asaj kohe dhe shkuam në një referendum që është referendumi i famshëm i 98 për Kushtetutën e Shqipërisë. Dhe sot që kemi një Parlament sakat, një parlament i cili është jo vetëm i cunguar por dhe ilegjitim ne kemi përballë një njeri që në momente të caktuara, në fakt u them dhe gjithë kolegëve, më kënaq, më gëzon, duke njohur karakterin dhe tipin e zotit Rama.