Kryeministri: 2022, viti i mbylljes së sporteleve! Sanksione financiare e deri në përndjekje penale për vonesat në përgjigje
Kryeministri Edi Rama prezantoi sot në Vlorë ligjin për bashkëqerisjen dhe u shpreh se 2022-a do të jetë viti i mbylljes së sporteleve.
Më tej, Kryeministri paralajmëroi sanksione edhe financiare për vonesat në përgjigje ndaj qytetarëve dhe sipas kreut të qeverisë këto sanksione do të përfshijnë edhe titullarët jo vetëm punonjësit.
“Me të kaluar ligji çdo zyrtar i shtetit që identifikohet si fajtor në vonesën e përgjigjes do sanksionohet financiarisht dhe sanskionet do prekin edhe titullarin si një hap i parë, për largimin nga detyra deri në ndjekje penale.
Platfmora nuk është një mekanizëm që zëvendëson gjykatën.
Shërbimet publike me dokumente online. Sot duke investuar në gjithë këto vite dhe duke u angazhuar për një revolucion dixhital në këtë vend kemi arritur të kemi një mekanizëm pa dalë nga shtëpia, për 95% të shërbimeve që japin sot zyrat e shtetit.” u shpreh ndër të tjera Rama.