Kryeministri britanik shtrohet në spital

Një prej zëdhënësve të ‘Downing Street’ është shprehur për mediat vendase se: “Duke marrë parasysh këshillën e mjekut, kryeministri u shtrua sot në spital për të kryer analiza të tjera”.

“Ky është një hap parandalues pasi kryeministri vazhdon të ketë simptoma të koronavirusit edhe 10 ditë pas testit që e nxori pozitiv”, shton zëdhënësi i Johnson.

Ndërkohë, edhe partnerja e Johnson, Carrie Symonds, është vetëizoluar në apartamentin e saj në Londër pas testit të kryeministrit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Shtrimi i 55-vjeçarit erdhi vetëm pak minuta pas fjalimit historik të Mbretëreshës Elisabeth II.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?