Kryeministri Edi Rama: Gati të ”martohemi” me BE, por këtë herë pa ahengje
Kryeministri Edi Rama, i pranishëm në forumin diplomatik të Antalias, tha se Shqipëria do të vazhdojë punën për të realizuar ëndrrën europian, megjithëse BE nuk po mban premtimin.
Rama nuk kurseu edhe batutat ku tha se Shqipëria nuk do të përgatisë më “ahengje” për BE edhe pse është gati “të martohet pa hezitim me të”.
“Duhet të vazhdojmë reformat dhe të vazhdojmë që të bëjmë vendin tonë evropian, me të njëjtat vlera dhe standarde si BE. Jo sepse po na e kërkojnë, por sepse kjo është ajo që meritojnë fëmijët tanë. Ky proces nuk është në dorën tonë. Kemi pritur për dasmën me BE disa herë, tani s’do presim më, por po po punojmë edhe kur ata të jenë gati të martohemi pa hezitim, s’ka më përgatitje për ahengje”.