Kryeministri Edi Rama ka ironizuar intervistën e kreut të PD, Sali Berisha për një media greke

Rama ndau sot në rrjetet sociale një foto ku shquhet titulli i një interviste të kreut të PD, ku flet për marrëdhëniet e Shqipërisë me Greqinë. Rama bashkangjitur titullit ka vendosur një buf të lagur, duke risjell në vëmendje etiketimin që i ka rezervuar opozitës dhe veçanërisht Berishës gjatë muajve të fundit: “Buf i kënetës”.

Rama bashkangjitur fotos ka ndarë dhe disa “emoji”, të cilat ilustrojnë qëndrimet e kryeministrit mbi qëndrimet e kreut të PD. “Bufi, pështirosja, mashtrimi, djallëzia”, janë disa prej elementëve të përzgjedhura nga kryeministri Edi Rama.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?