Kryeministri Edi Rama, sjell mrekullinë e Draçovës së Përmetit si një bekim i natyrës dhe një mundësi për ta adhuruar vendin tonë
Një Mirëmëngjesi! origjinal i Kryeministrit, Edi Rama, një ditë e diel e hareshme, plot diell dhe motivim, përmes një prezantimi të një zone të mahnitshme, edhe pse pak e njohur dhe pak e promovuar, por me plot bukuri që buron nga natyra dhe peizazhi.
Përmeti dhe fshatrat e tij karakterizohen nga një natyrë tejet piktoreske, të rrethuara nga male me një florë dhe faunë të veçantë.
Një prej këtyre fshatrave është edhe Draçova, pjesë e Njësisë Administrative Çarshovë të Bashkisë Përmet.
Kryeministri Edi Rama ka publikuar në rrjetet sociale pamje magjike nga Draçova e Përmetit, një tjetër destinacion për adhuruesit e natyrës.
Investimi i realizuar në rrugën Përmet–Çarshovë ka krijuar lehtësira për turistët vendas e të huaj për të shijuar mrekullitë e natyrës përmetare.
Udhëtimi në këtë segment rrugore prej 28 kilometrash është një kënaqësi më vete për udhëtarët, pasi përgjatë gjithë gjatësisë së gjurmës, zona karakterizohet për natyrën tejet piktoreske.
Me rrjetin e rrugëve të reja dhe infrastrukturës lehtësuese është mundësuar edhe zgjerimi i ofertave turistike në Përmet, Korçë e Gjirokastër.