Kryeministri Edi Rama: S’ka arsye për ndryshime në qeveri

Prej ditësh flitet për ndryshime në qeveri, por sot pas mbledhjes së Kryesisë, Edi Rama i mohoi. Rama tha për gazetarët se nuk do të bëjë ndryshime në kabinetin qeveritar.

”Nuk ka arsye të ketë ndryshime në kabinet. Takimin e bëmë për agjendën e kongresit të Partisë Socialiste, statutit të PS dhe në kongres do të paraqesim rezultatet e këshillimit kombëtar. Është një proces që për fat të keq pati një interferencë nga kriza e krijuar nga lufta në Ukrainë”.

I pyetur nëse do të bashkëpunojë me Sali Berishën për zgjedhjen e presidentit të ri, Rama u përgjigj: “Unë flas për të gjallët, ju flisni për të vdekurin”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?