Kryeministri Edi Rama sonte niset për në Bruksel, zbardhet axhenda e plotë
Kryeministri Edi Rama do të niset këtë mbrëmje drejt Brukselit, ku do të zhvillojë një takim me Përfaqësuesin e Lartë të Bashkimit Europian për Politikën e Jashtme, Josep Borrell. Kurse ditën e martë, kreu i qeverisë pritet që të marrë pjesë në konferencën e VI për mbështetjen e së ardhmes të Sirisë dhe Rajonit, nesër më 10 maj 2022.
Axhenda e plotë
20:15 mbërrija e delegacionit(transmetim i drejtpërdrejtë).
21.00 Fillimi i Konferencës VI të Brukselit për Mbështetjen e së ardhmes së Sirisë dhe rajonit-Takimi ministror.
Seanca e mëngjesit (e hapur), e martë
-Fjala e hapjes nga Kryesuesi i Konferencës: Z. Josep Borrell Fontelles, Përfaqësues i Lartë i Bashkimit Evropian për Politikën e Jashtme dhe Zëvendës President i Komisionit Evropian
-Diskutimi nga vendet që strehojnë numrin më të madh të refugjatëve sirianë në rajon
-Ndërhyrje nga përfaqësues të Shoqërisë Civile
11:15-Foto familjare në transmetim të drejtpërdrejtë
11:30-Konferenca për shtyp në transmetim të drejtpërdrejtë
13:30-Seanca e pasdites pjesa I (sesioni I hapur)
-Fjala e hapjes nga Kryesuesi: Z. Oliver Várhelyi, Komisioner Evropian për Fqinjësinë dhe Zgjerimin
-Deklaratat dhe shpalljet e zotimeve nga delegacionet pjesëmarrëse
+/- 15:30 Seanca plenare e pasdites pjesa II (sesioni publik)\-Deklaratat dhe shpalljet e zotimeve nga delegacionet pjesëmarrëse
17.30-Komentet përmbyllëse në transmetim të drejtpërdrejtë.