Kryeministri Edi Rama takon ambasadoren e SHBA-së në OKB
Politikë E Martë, 31 Maj 2022 17:56
Pas qëndrimit në New York, kryeministri Edi Rama ka zhvilluar po ashtu edhe një takim me ambasadoren e SHBA-së në OKB, Linda Thomas Greenfield.
“New York, Kombet e Bashkuara – Me Linda Thomas Greenfield, Ambasadorja e SHBA-së në OKB, e cila shprehu konsideratat më të larta për performancën e Shqipërisë në Këshillin e Sigurimit”, shkruan Rama.