Kryeministri Edi Rama: Turistët britanikë çelin sezonin e kroçierave në Portin e Durrësit
Rreth 50 turistë nga Britania e Madhe kanë çelur sezonin e anijeve turistike në Portin e Durrësit.
Kryeministri Edi Rama, në një postim në rrjetet sociale ka publikuar foto nga mbërritja e turistëve nga Britania e Madhe me kroçierën “Monet”. Rama thekson se turistët veç Durrësit do të vizitojnë edhe Tiranën dhe Krujën.
“Turistët britanikë çelin sezonin e kroçierave në Portin e Durrësit”, shkruan Rama
“Këtë të diel mirëpritëm vizitorët e parë të cilët zyrtarizojnë edhe nisjen e këtij sezoni turistik me kroçiera. Rreth 50 turistë britanikë kanë mbërritur mëngjesin e sotëm me kroçierën “Monet” për të vizituar qytetin bregdetar të Durrësit si dhe sitet turistike të Tiranës, Krujës dhe zonave përreth”, përfundoi Rama.
Këta muaj të parë të vitit vijon trendi në rritje i flukseve turistike, ndërsa vitin e kaluar Shqipëria mirëpriti më shumë se 10 milionë turistë të huaj.
Rreth 20 mijë turistë britanikë janë mirëpritur në tre muajt e parë të këtij viti, duke u bërë një prej tregjeve me rritjen më të shpejtë të flukseve turistike për Shqipërinë