Kryeministri është në gjendje kome, ai u qëllua nga një 71-vjeçar

Kryeministri sllovak Robert Fico është mes jetës dhe vdekjes.

Sipas televizionit TA3, kryeministri ndodhet në koma farmakologjike pas operacionit, i cili zgjati 4 orë. Tani, thonë mjekët, “gjithçka do të varet nga gjendja e tij fizike dhe aftësia e tij për t’u bërë ballë lëndimeve”. Zëvendëskryeministri i Sllovakisë, Tomas Taraba tha se është optimist: “Fatmirësisht, me sa di unë, operacioni shkoi mirë dhe besoj se në fund do të mbijetojë”. Të shtënat nuk kanë dëmtuar arteriet kryesore.

Sulmuesi, i cili fshihej mes turmës së mbledhur para ndërtesës së mbledhjes, bërtiti “Robo, eja këtu” para se të qëllonte. Dy video të publikuara në internet tregojnë momentin e ngjarjes.

Swiss Digital Desktop Reklama

Mediat sllovake raportojnë se i moshuari, Juraj Cintula, qëlloi me një armë që kishte me leje. Ai kishte punuar në vitin 2016 “për një shërbim privat sigurie” ndërsa kishte botuar “disa koleksione me poezi” si dhe një roman dhe gjithashtu kishte mbledhur nënshkrime për të themeluar një “lëvizje kundër dhunës”.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Qëllova sepse nuk jam dakord me politikat e qeverisë” – mësohet të ketë thënë ai. Djali i tij pranoi se Cintula “nuk e ka votuar” Ficon, por tha se nuk mund të shpjegojë gjestin e të atit. Gazetari investigativ hungarez Szabolcs Panyi tha se autori është i lidhur me grupin paraushtarak pro-rus “Slovenski Branci”. Televizioni “TV JOJ” tha se policia ka ndaluar për ta marrë në pyetje gruan e Cintulës.

4 herë kryeministër (ai e kishte drejtuar qeverinë edhe në 2006 – 2010 dhe 2012 – 2018), Fico është një veteran i politikës sllovake. Pasi fitoi zgjedhjet shtatorin e kaluar, ai po ndryshon drejtimin e politikës së jashtme i Bratislavës drejt Rusisë, duke u rreshtuar me hungarezin Viktor Orban. Ai vuri në pikëpyetje sovranitetin e Ukrainës dhe kërkoi një kompromis me Moskën për t’i dhënë fund luftës. Që nga marrja e detyrës ai ka mbajtur premtimin për të mos furnizuar Kievin me “asnjë plumb të vetëm” duke ndaluar dërgimin e armëve për ukrainasit.

I ashpër ndaj emigrantëve dhe pakicave LGBT, Fico ka provokuar protesta masive me reforma të diskutueshme, duke përfshirë një ligj për median i akuzuar për kompromentimin e paanshmërisë së televizionit dhe radios publike.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Ftesa e Trump e shpëton Ramën nga sulmet e brendshme politike?