Kryeministri grek: Jo hapjes së negociatave me Shqipërinë
Fqinji jugor i Shqipërisë ka paralajmëruar se nuk do të jap votën pro Shqipërisë. Negociatat priten që të hapen në tetor për Shqipërinë dhe për Maqedoninë e Veriut, por sipas kryeministri grek, Mitsotakis, kjo gjë nuk do të ndodh nëse minoriteti grek vijon të diskriminohet në vendin tonë.
Këtë deklaratë kryeministri grek e ka bërë gjatë një konference të mbajtur ditën e sotme për mediat në Selanik. Ai tha se Greqia momentqalisht nuk e mbështet anëtarësimin e Shqipërisë.
“Asnjë negociatë pranimi me Shqipërinë përveç nëse hiqet diskriminimi ndaj pakicave. Ne nuk jemi ende atje, duhet të shohim një ndryshim të qëndrimit të qeverisë ndaj minoritetit grek”- tha ai pa specifikuar pretendimet e Athinës.
KOHA JONË SONDAZH

