Kryeministri grek “ndryshon” listën e grupit negociator shqiptar për detin

Pas takimit që zhvilloi dy ditë më parë me homologun grek në Athinë, Kyriakos Mitsotakis, Rama ka ndryshuar grupin negociator për ‘Marrëveshjen e Detit’, të ngritur që në kohën kur në krye të diplomacisë shqiptare shërbente ish-ministri, Ditmir Bushati.

Përmes një ‘Vendimi të Këshillit të Ministrave’ (VKM), qeveria ka reduktuar grupin negociator nga 13 në 7 anëtarë.

Komisioni tashmë përbëhet nga 7 zëvendësministra dhe në cilësinë e kryetarit do të vendoset njëri prej zëvendësministrave për Punët e Jashtme, Etjen Xhafaj ose Sokol Dedja.

Swiss Digital Desktop Reklama

Po kështu, Agjencia e Menaxhimit të Burimeve Ujore ka rolin e sekretariatit teknik të Komisionit dhe do të raportojë periodikisht tek kryeministri Rama për veprimtarinë e Komisionit.

Swiss Digital Mobile Reklama

VKM-ja e qeverisë së Edi Ramës:

‘Vendim për përbërjen dhe funksionimin e komisionit të posaçëm për administrimin e ujërave ndërkufitare

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të shkronjës ‘b’, të pikës 2, të nenit 8, dhe të pikës 2, të nenit 22, të ligjit nr.111/2012, ‘Për menaxhimin e integruar të burimeve ujore’, të ndryshuar, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

Përbërja e Komisionit të Posaçëm për Administrimin e Ujërave Ndërkufitare (në vijim, Komisioni) është, si më poshtë vijon:

1-Zëvendësministër i ministrisë përgjegjëse për punët e jashtme, kryetar;

Zëvendësministër i ministrisë përgjegjëse për punët e brendshme, anëtar;

Zëvendësministër i ministrisë përgjegjëse për mjedisin, anëtar;

Zëvendësministër i ministrisë përgjegjëse për furnizimin me ujë të pijshëm dhe kanalizimet, anëtar;

Zëvendësministër i ministrisë përgjegjëse për energjinë, anëtar;

Zëvendësministër i ministrisë përgjegjëse për peshkimin, ujitjen dhe kullimin, anëtar;

Zëvendësministër i ministrisë përgjegjëse për mbrojtjen, anëtar.

2-Agjencia e Menaxhimit të Burimeve Ujore ka rolin e sekretariatit teknik të Komisionit dhe kryen këto detyra:

  1. a) Organizon mbledhjet e Komisionit dhe njofton anëtarët;
  1. b) Planifikon dhe harton projektaktet, sipas tematikave përkatëse;
  1. c) Realizon çdo detyrë tjetër që i ngarkon kryetari i Komisionit;

ç) Raporton periodikisht pranë Kryeministrit për veprimtarinë e Komisionit.

  1. Komisioni ngarkohet për administrimin e ujërave ndërkufitare, administrimin e marrëdhënieve me shtetet kufitare për këto ujëra, duke u bazuar në legjislacionin shqiptar, në marrëveshjet ndërkombëtare, konventat dhe protokollet e nënshkruara nga Republika e Shqipërisë.
  1. Komisioni ka të drejtë të krijojë nënkomisione me ekspertë të fushave përkatëse për probleme dhe çështje specifike.
  1. Titullarët e institucioneve përgjegjëse të përmendura në pikën 1, të këtij vendimi, caktojnë përfaqësuesit e tyre në këtë Komision.
  1. Vendimi nr.177, datë 26.3.2014, i Këshillit të Ministrave, ‘Për krijimin, përbërjen, funksionimin, përgjegjësitë dhe detyrat e Komisionit të Posaçëm për Administrimin e Ujërave Ndërkufitare’, i ndryshuar, shfuqizohet.
  1. Ngarkohen Komisioni i Posaçëm për Administrimin e Ujërave Ndërkufitare, Agjencia e Menaxhimit të Burimeve Ujore dhe institucionet e përmendura në pikën 1, për zbatimin e këtij vendimi. Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në ‘Fletoren zyrtare’.

Lidhur me ‘Marrëveshjen e Detit’, të përmendur së fundmi nga Mitsotakis si një kusht për vijimin e përkrahjes së Greqisë në integrimin e Shqipërisë në BE, në një intervistë të dhënë për ‘Euroneës Greece’ Rama tha se me qeverinë e mëparshme janë bërë përparime, ndërsa shprehu gjithashtu shpresë për arritje e një konsensusi me ekzekutivin e ri.

Një pazar në sfond duket mes kryeministrit Rama dhe kryeministrit grek për detin shqiptar.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?