Kryeministri i Holandës nesër në Tiranë, takim vetëm me Ramën
Kryeministri i Holandës, Mark Rutte, ditën e nesërme (e mërkurë) do të vizitojë Tiranën, ku mësohet se do të takohet vetëm me Ramën, pasi po vjen me ftesë nga kreu i qeverisë. Pas takimit kokë më kokë dhe atë mes delegacioneve, Rama dhe Rutte do të zhvillojnë dhe një konferencë të përbashkët për mediat.
Axhenda e plotë
11:20-Ceremonia e mirëseardhjes (Blv “Dëshmoret e Kombit”, hyrja kryesore e Kryeministrisë
11:30-Takimi i homologëve Z.Rama-Z.Rutte
11:55-Takim i delegacioneve Holandë-Shqipëri
12:30-Konference për shtyp i Kryeministrit Rama dhe Kryeministrit të Holandës Rutte (vendi: Salla kryesore COD)
14:00-Vizitë në ambientet e Piramidës, për projektin e rijetëzimit në një qendër teknologjie.