Kryeministri: I rikthehen ngjyrat filmit shqiptar “Koncert në vitin 1936”
“MIRËMËNGJES 😊
dhe me njoftimin e shpëtimit nga çngjyrosja pa kthim e filmit “Koncert në vitin 1936”, me regji të Saimir Kumbaros e skenar të Kiço Blushit, tanimë i restauruar mjeshtërisht duke e bërë të pavdekshme lojën mbresëlënëse të Robert Ndrenikës, Mirush Kabashit, Margarita Xhepës e me radhë, ju uroj një ditë të mbarë“, shkruan kryeministri Edi Rama mëngjesin e sotëm në një postim në Facebook, ku ka publikuar edhe disa pamje si ka qenë dhe si janë shndërruar ngjyrat e filmit në fjalë.