Kryeministri i Spanjës Pedro Sánchez, vizitë zyrtare në Tiranë, pritet nga kryeministri Rama (VIDEO)
Kryeministri i Spanjës, Pedro Sanchez, ka nisur vizitën zyrtare në Tiranë, ku është pritur me ceremoni nga kreu i qeverisë shqiptare Edi Rama.
Pas përshëndetjes, dy liderët ndoqën ceremoninë zyrtare dhe u drejtuan për në ambientet e brendshme të Kryeministrisë.
Vizita e kryeministrit spanjoll në Shqipëri vjen në kuadër të turneu që Pedro Sanchez po zhvillon në Ballkanin Perëndimor, që përfshin Serbinë, Malin e Zi, Bosnje Hercegovinën, Maqedoninë Veriut dhe Shqipërinë.