Kryeministri i Spanjës pret Ramën: Shqipëria duhet të hyjë në BE
Gjatë vizitës së tij në Madrid, kryeministri Edi Rama është pritur nga homologu spanjoll, Pedro Sánchez, ku u nënshkruan edhe dy marrëveshje në lidhje me arsimin.
Kryeministri Sánchez ka treguar edhe njëherë se Spanja e mbështet Shqipërinë në rrugën drejt Integrimit në BE. Përmes një postimi në Twitter, Pedro Sánchez nënvizon po ashtu se e ardhmja e Ballkanit është brenda hapësirës së komunitetit europian.
”Unë kam përsëritur mbështetjen tonë për hyrjen e vendit në BE, gjithashtu angazhimin tonë për të ardhmen e Ballkanit brenda hapësirës së komunitetit. Spanja është e vendosur të forcojë praninë e saj globale në këtë rajon”.
Recibo en #LaMoncloa al primer ministro de Albania, @ediramaal. Le he reiterado nuestro apoyo al ingreso del país en la UE, también nuestro compromiso con el futuro de los Balcanes dentro del espacio comunitario. España está decidida a reforzar su presencia global en esta región. pic.twitter.com/miYZogfXjW
— Pedro Sánchez (@sanchezcastejon) October 4, 2021