Kryeministri i veshur sportiv mbledh mbeturinat në Vlorë! (VIDEO)
Kryeministri Edi Rama këtë të shtunë nga qyteti bregdetar i Vlorës, ka postuar video ku duket në një aksion për pastrimin e mjedisit, të cilin e ka përmbledhur me hashtagun: dashuria për vendin dhe respekti për veten.
I veshur me një palë pantallona treçerekëshe të zeza dhe me një thes plehrash në dorë, Rama u shfaq brenda një fushe sportive duke mbledhur mbeturina.
Në fjalën e tij të shkurtër për ndjekësit, kryeministri theksoi se “vetëm tre minuta e ndajnë turpin nga dinjiteti më I zakonshëm që duhet të ketë një qytet, një komunitet por edhe një bashki. Në radhë të parë bëjnë mirë ata që vijnë dhe luajnë këtu dhe i hedhin. Ata që vijnë dhe i pastrojnë bëjnë mirë që vijnë dhe i mbledhin”.
Përveç mesazhit publik për mbajtjen pastër të mjedisit, kryeministri ka lëshuar dhe një tangente për kryebashkiakun e Vlorës, Dritan Leli, ku sipas PS-së, ai nuk është në nivelin e duhur të detyrës.