Rama: Jam dakord me pakënaqësinë për pagat e zjarrfikësve, por…

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një shpjegim për të gjithë zjarrfikësit teë cilët kanë shprehur pakënaqësi për rritjen e lajmëruar të pagës së tyre. Rama tha se me buxhetin e ri, do të këtë një tjetër rishikim.

“Një rritje page për zjarrfikësit, as nuk i përgjigjet në fakt kërkesës së bërë prej tyre me të drejtë e as i përgjigjet objektivit tonë se është një rritje për këtë tremujor ndërkohë me buxhetin e ri do ketë tjetër rritje siç do ketë dhe për mjekët infermierët dhe mësuesit.

Dua t’u them gjithë punonjësve zjarrfikës jam absolutisht dakord me këtë shprehje pakënaqësie apo pasigurie ndoshta që nuk e kemi shpjeguar si duhet ky është vetëm hapi i parë në këtë fundviti për të filluar si për gjithë kategoritë e tjera për të cilët rritëm pagat, ndërkohë që menjëherë me buxhetin e ri si do parashikojmë një tjetër rritje për të vijuar të përballojmë inflacionin e luftës për pensionistët do ketë rritje për zjarrfiëksit, mjekët, infermierët e mësuesit”, tha Rama.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?