Kryeministri kërcënon protestuesit e rinj: Do ju fus në burg!

Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish për protestat e dy ditëve të fundit kundër vrasjes së 25-vjeçarit, Klodian Rasha. Kryeministri thotë se minorenët që protestojnë do të futen në burg. Ditën e djeshme, Rama i quajti protestuesit halabakë dhe barbarë që do të marrin përgjigjen nga forcat e rendit.

Mesazhi i plotë i kreut të qeverisë në Twitter:
Opozita dhe Presidenti janë jo vetëm nxitësit,po edhe orkestruesit e dhunës që poshtëron kujtimin e Klodianit, gjoja për drejtësi por në fakt vetëm për hesapet politike të LulitSaliutIIliritMonikës! Janë të dëshpëruar se s’kanë asnjë shans të rikthehen në pushtet me zgjedhje!
S’kanë më njësi komunale për të mbushur autobuzë, e dinë që përveç turmës së tkurrur të militantëve s’i ndjek më askush dhe paguajnë lart e poshtë deri edhe minorenë, duke u kërkuar të thyejnë e djegin rrugëve të qytetit, që të thonë ja s’ka rend, s’ka siguri, s’ka shtet..
Dhe ndërkohë që polici fajtor del para gjykatës,ministri i brendshëm jep dorëheqjen(edhe pse aspak fajtor, po qytetar fisnik që njeh ndjesën),Saliu krenohet si ka vrarë e si do vriste akoma, Iliri akuzon policinë, Monika shpërndan gurët, Luli ha përshesh e pret të bëhet dhëndërr!
Thirrja ime për prindërit e minorenëve të abuzuar nga LSI është ruajini fëmijët nga kthetrat e të paudhëve pa atdhe, ndërsa për këdo tjetër që merr rrugët për të thyer e për të djegur, duhet të jetë shumë e qartë që loja e forcës me ligjin e me shtetin mbaron prapa hekurave!

Lexoni edhe..

SHKARKO APP