Kryeministri: Kush nuk di çfarë të bëjë me lirinë, ankohet për mungesën e saj
“Nuk kemi klimën e dëshiruar që do të përputhej me standartet e frymës dhe gërmës për respektimin e të drejtave të minoritetit. Kërkohet dinamikë tjetër në aspektin e të drejtave të minoritetit, të zhvishet mentaliteti nga steriotipet dhe paragjykimet
Nuk më ka rastisur deri më sot të trajtohen me prioritet të drejat e minoriteteve. Shoqëria jonë duhet të edukohet me frymën se, të drejtat e minoriteteve janë të shenjta. Kush nuk do donte që Shqipëria të ishte shembull. Do ishim ne të parët që do ta përshëndesnim, por situata nuk është ashtu, e thotë Këshilli i Evropës”, kujtojmë të jetë shprehur Dule.