Kryeministri maqedonas: Jo Reformë si në Shqipëri!

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev është i qartë se vendit të tij i duhet një reformë jo vetëm në drejtësi, por edhe në politikë.

Por Zaev shprehet se duhet një reformë e besueshme e cila të mos e lejë vendin pa Gjykatë Kushtetuese dhe të Lartë, siç ka ndodhur në Shqipëri.

Duke folur ditën e sotme, kryeministri maqedonas Zaev është shprehur se reforma nuk duhet bërë nga politikanët, por të nisë nga politikanët.

Swiss Digital Desktop Reklama

‘Qytetarët tanë presin shkundje te gjyqtarëve, prokurorëve, politikanëve, drejtorëve, ministrave,  por e gjithë kjo do organizim të mirë. Duke parë rastin e Shqipërisë duhet thënë se së pari duhet të dimë se sa jemi të përgatitur. Shqipëria kaloi një proces vërtetë të rëndësishëm dhe tani nuk ka kapacitet ti përmbush vendet e lëna bosh dhe kjo nuk duhet të ndodhë tek ne. Tani ata (në Shqipëri) janë pa Gjykatë Kushtetuese dhe Gjykatë të Lartë, gjë e cila nuk është e lejueshme. Vetingu është një proces i patjerësueshëm për shoqërinë, nuk po them se atë duhet ta bëjnë politikanët, por duhet të nisë nga ne’, është shprehur sot kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?