Kryeministri me përfaqësues të teknologjisë: Po forcojmë mbrojtjen në sektorin publik kundër sulmeve kibernetike

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar në takim në Berat me përfaqësues të teknologjisë, inovacionit, start up-eve.

Në këtë takim, Rama theksoi se duhet të adresojnë problematikat e botës së re të teknologjisë. Kreu i qeverisë tha se duhet të krijohet një “urë komunikimi” me komunitetin teknologjik, duke shtuar që edhe shteti të bëhet partner.

“I kam kërkuar ministres për sipërmarrjen, duke ftuar një numër prej jush, të kemi një ditë si kjo dhe të trajtojmë në një mënyrë sa më shteruese, problematikat e kësaj bote të re që është krijuar në vendin tonë, duke folur për kapitalin njerëzor dhe për përshtatjen e aftësive. Transferimi digjital dhe të gjitha segmentet, pozicionimin konkurrues, për integrimin ndërkombëtar. Këto pak a shumë si shtylla dhe duke u përpjekur të kuptojmë se si mund ta ngremë këtë komunikim në nivel konstant. Kemi filluar të përpiqemi të kuptojmë se si mund të bëhemi partnerë të drejtpërdrejtë me ju.
Kam parasysh jo vetëm financimin nga buxheti, por edhe instrumente të tjerë. Besoj se keni çfarë të na mësoni dhe çfarë të na propozoni në ecurinë e punës suaj. Një pjesë e juaja janë të lidhur ngushtë me tregun ndërkombëtar. Kjo do të thotë që janë të lidhur edhe me punën me produkte që i shërbejnë situatës së administrimit publik. Kemi nevojë për çdo gjë në këtë aspekt dhe duke mos e njohur si duhet sektorin, i referohemi vetëm çfarë njohim dhe dimë nga vitrina globale e sektorit. Së bashku mund të angazhohemi për produkte që mund të krijohen në vend që të paguajmë për produkte që vijnë nga jashtë. Po forcojmë mbrojtjen në sektorin publik, jemi të shqetësuar që privati nuk po ecën me të njëjtën ritëm”, tha Rama.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në takim, kryeministri Edi Rama nuk kurseu batutat me përfaqësuesit e teknologjisë. Rama u kërkoi që të shprehen lirisht dhe të japin sugjerime në këtë takim, teksa tha me shaka se ata mund të hakmerren ndaj qeverisë duke e sulmuar kibernetikisht nëse nuk iu pëlqen ndonjë gjë.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Këtu ne ju kemi ftuar që të na flisni shumë hapur, ju e keni edhe lirinë që të thoni atë që doni dhe mendoni se nuk keni asnjë varësi nga ne. Dhe dispononi edhe instrumenta që mund të na bëni dëm nëse doni të merrni hak për ndonjë komunikim të papërshtatshëm nga ana jonë. Të na e bëni dëmin dhe pa e kuptuar e ta shijoni me talentet që keni duke parë se si na bllokoni”, tha Rama.

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?