Kryeministri Mustafa: Do të ndërtojmë linjën hekurudhore me Shqipërinë

Mustafa u zotua për vazhdimin e dialogut me Serbinë dhe zbatimin e marrëveshjeve të arritura.

Po ashtu, ai u zotua për krijimin e një ambienti të sigurt të sundimit të rendit dhe ligjit. Në pika të përgjithshme, Mustafa veçoi edhe angazhimet në fushën e arsimit e shëndetësisë. Programi qeverisës, sipas kryeministrit tashmë të zgjedhur bazohet në katër parime kryesore. “Programi qeverisës përqëndrohet në këto shtylla… sundimi i ligjit, arsimi, shëndetësia moderne,punësimi, ekonomia. Shtylla e parë e programit do të jetë zhvillimi ekonomik”, tha ai. Mustafa ka premtuar edhe ndryshimin e politikave tatimore si dhe lehtësime në raport me investimet e jashtme. “Sundimi i ligjit është përcaktues për qeverisjen e mirë. Qeveria do të punojë kundër krimit, terrorizimit korrupsionit dhe të gjitha dukurive negative”, tha Mustafa, duke iu adresuar deputetëve të Kuvendit të Kosovës.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?