Kryeministri: Na duhet BE me çdo kusht e çmim! Duhet të mbyllim negociatat në 2027

Kryeministri Edi Rama gjatë takimit të dytë “Shqipëria 2030 në BE-Rruga e Reformave”, foli sërish për anëtarësimin në Bashkimin Evropian, ku tha se duhet të tregohemi të shpejtë, në mënyrë që të mos na mbyllet dera.

Rama u shpreh se Shqipëria është pozicionuar mirë në fushën e mirëqeverisjes, antikorrupsionit dhe në prokurimet publike.

Ai vuri në dukje se dritarja e mundësisë për mbylljen e negociatave me BE deri në vitin 2027 është e hapur, por jo e garantuar.

Neve na duhet BE si një mundësi që është hapur sot me premisën që deri në fund të 2027-ës mund të mbyllim negociatat si një vullnet i dyanshëm dhe një derë që mund të mbyllet nëse ne nuk jemi të shpejtë dhe të fokusuar për ta shfrytëzuar hapësirën e kohës që kemi në dispozicion. Mund të mbyllet sepse historia tregon se ajo derë hapet dhe mbyllet. Historia e zgjerimit të BE tregon se fatet e vendeve që duan të hyjnë në atë derë dhe vendeve që janë pas asaj dere, jo gjithnjë përputhen. Interesat jo gjithnjë përputhen dhe ndaj ne jemi shumë të bindur se ky komision, puna e të cilit do vijojë edhe në legjislaturën e ardhshme, është kyç për të mundësuar jo vetëm hyrjen në atë derë, por edhe qëndrimin aty si një vend me garanci të lirive individuale dhe të barazisë para ligjit”, tha Rama.

SHKARKO APP