Kryeministri nuk ia njeh meritën Metës për konsensusin

Rolin e Ilir Metes ne arritjen e konsensusit me 140 deputete per reformen vetem nje njeri nuk e pranon:Edi Rama. Te gjithe e kane pare live insistimin deri ne braktisjen me lezet te seances se votimit nga kreu i Parlamentit derisa kembenguli se duhet edhe vota e opozites. Dhe ia arriti te bente edhe opoziten me voten e mazhorances. Nderkohe nderkombetaret thane se duhen 94 vota pa PD, bile kercenuan deputetet per vota. E çfare konsensusi eshte ky sipas Rames, nga te huajt?!

Kryeministri Edi Rama nuk i njeh merita Ilir Metës për takimin që organizoi mes ambasadorëve Lu dhe Vlahutin me Lulzim Bashën, para se të arrihej konsensusi për reformën në drejtësi. Sipas kryeministrit, merita ishte e ndërkombëtarëve.

“Reforma siç është tashmë një paketë kushtetuese është integruar me një konsensus mjaft të madh në kushtetutë si rezultat i një bashkëpunimi me miqtë e aleatët tanë. Ka shumë njerëz që kanë variantin e tyre, unë kam variatin tim dhe ky konsensus ishte një kryevepër e një kombinimi mjaft fatlum të shqiptarëve dhe partnerëve. Ata investuan përpjekjet dhe imazhin e atyre”, tha Rama.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?