“Kryeministri nuk ka mbajtur asnjë premtim”, Basha: Më 25 prill Rama humb, fiton Shqipëria
Politikë E Mërkurë, 17 Shkurt 2021 08:52
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha përmes një postimi në Facebook ka kujtuar premtimet e kryeministrit Rama në vitin 2013.
Ai shkruan se Rama nuk ka përmbushur asnjë prej tyre edhe pas 8 vitesh në pushtet, dhe kërkon të rizgjidhet.
Kryedemokrati, më tej shkruan se më 25 prill Rama do të humb dhe do të fitojë Shqipëria dhe se qeveria më në fund do të fillojë të punojë për qytetarët.
Postimi i plotë i Bashës në Facebook:
Rama në vitin 2013: Ju premtoj shëndetësi falas për të gjithë, 300 000 vende pune, kosto më të ulëta jetese dhe futjen e Shqipërisë në BE.
Rama dje, pasi nuk ka përmbushur as edhe një prej premtimeve të tij për 8 vjet: Dua të zgjidhem sërish që të mbaj premtimet
Shqipëria më 25 prill: Rama humb, fiton Shqipëria dhe qeveria, më në fund, fillon të punojë për qytetarët!