Kryeministri poston foto nga pisllëku në Kavajë

Kryeministri Rama ka postuar këtë mesazh dhe disa foto nga Bashkia Kavajë:

“Duke u marrë me mbrojtjen e kështjellës së revolucionit imagjinar që s’do ta dorëzonte i gjallë, kryebashkiaku kreshnik i Kavajës, ka harruar të mbledhë plehrat në zonën turistike të Golemit.

Vazhdon edhe me ndihmën e pushuesve, evakuimi i kodrave me plehra nga kryebashkiaku i ri, që ende s’ka bërë javën në detyrë.
Ndjesë pushuesve të Golemit për këtë mysybet.

Me ligjin e ri për Vijën Bregdetare dhe marrjen në dorë nga shteti të përgjegjësisë për administrimin e saj, kam besim se sezoni i ardhshëm do të jetë pa zaptues plazhesh, pa shurdhues veshësh, pa kudondodhje plehrash”- shkruan Kryeministri.

Dakort me këtë fakt se bashkia e ka fajin, por qeveria nuk mund të marrë masa emergjente por ankohet për kryebashkiakun?

SHKARKO APP