
“MIRËMËNGJES
dhe me shijen e mirë të mikpritjes familjare, ajrit të maleve dhe kulinarisë fantastike në fshatin Bashaj pranë lumit të Vlorës, zonë që po kompleton mozaikun e mundësive edhe me turizmin rural të preferuar përherë e më shumë nga vizitorët e huaj, ju uroj një ditë të mbarë“, shkruan kryeministri Edi Rama mëngjesin e sotëm në një postim në facebook.