Kryeministri publikon pamjet nga ndërtimi i “Sami Frashërit”: Po ndërtohet dyfish më e madhe, jo pallat (FOTO)

Kryeministri Edi Rama ka postuar mëngjesin e sotëm disa pamje nga godina e re, ende në ndërtim, e shkollës “Sami Frashëri” në Tiranë.

Krahas pamjeve, Rama shkruan se kjo shkollë po bëhet dyfish më e madhe, më e fortë dhe më e bukur, jo pallat, jo në Paskuqan, por aty ku ishte.

Në vijim postimi i plotë i Ramës në Facebook: 

MIRËMËNGJES 😊
dhe me godinën e re të shkollës “Sami Frashëri”, të cilën e prishi tërmeti e jo ne “për të bërë pallat” dhe e cila po ndërtohet dyfish më e madhe, shumë herë më e fortë e më e bukur, aty ku ishte shkolla e vjetër e jo “në Paskuqan”, ju uroj një ditë të mbarë🙏

SHKARKO APP