Kryeministri Rama: Burg kush vjedh energjinë elektrike
“Do të jemi në një luftë që nuk është parë me çdo hajdut dhe çdo gjykatës që do të guxojë ti trajtojë hajdutët si kalimtarë dhe do të mjaftohet me gjobat qesharake 2-3 mijë lëkëshe dhe që së bashku i vjedhin këtij populli 150 mln euro. Do të fillojmë nga ata që kanë fabrika e biznese të mëdha që paguajnëë sa një sahat familjar. Nuk do i ndahemi. Kanë pesë ditë kohë që të rikthehen në binarët e ligjit.
Shpirti në majë të hundës po na vjen me këta gjykatës, pasi rrëzojnë si Kalaja e Rozafës atë që ditë-natë mundohen të ndërtojnë forcat e rendit së bashku me të gjithë. Ky vend do bëhet shtet duan apo nuk duan hajdutët e energjisë elektrike dhe gjykatës avokatë të tyre, ky operazcion nuk do të ndalet kushdo që do na dalë përpara” tha Rama.
Ultimatumi: 5 ditë kohë, njësoj si me Lazaratin
“5 ditë kohë përpara sesa trupat e policisë të lëshohen në territor njësoj siç u lëshuan në Lazarat dhe nuk do të kthehen nga beteja deri kur të kenë kapur, të kenë arrestuar, të kenë çuar përpara gjyqit hajdutin e fundit të energjisë elektrike, të kësaj kategorie, në radhë të pare; Të lokaleve që punojnë ditë-natë dhe paguajnë sa një familje. Është e pamundur kjo histori. Sepse, nuk e paguan gjithë këtë borxh dikush tjetër për ne, e paguani të gjithë ju, e paguajnë të gjithë ata që, njësoj si ju, që nuk e vjedhin energjinë elektrike.” tha Rama.
Cfarë mund të ndërtohet me 150 milione euro çdo vit që vidhen nga hajdutët.Rama deklaroi: “150 mln euro që cdo vit vidhen humbasin shpërdorohen.
Janë 80- 100 km rrugë që në vend që të ndërtohen vit pas viti mbeten të pandërtuara sepse ato para i vjedhin hajdutë të energjisë elektrike.
150 shkolla të reja që mund të ndërtohen me paratë që mund të vjedhin. 6 spitale të reja me standarde ndërkombëtare.”
Operacioni do udhehiqet nga Kompania e shperndarjes e policia e shtetit
“Sot përfunduam planin operacional mes një sërë institucionesh që do të udhëhiqet nga njëra anë kompania e shpërndarjes dhe nga ana tjetër policia e shtetit. Ky është një operacion ku pa as më të voglin dyshim do të duhet që çdo vjedhës i energjisë të përballet drejtëpërdrejtë me ligjin dhe për cdo vjedhës të energjisë të ketë ndëshkim si për çdo hajdut tjetër.”
Rama tha se nuk do të rritet çmimi i energjisë por do hiqet fasha 300 kv pas së cilës fshihen hajdutët e 150 milionë eurove çdo vit.
Dhe lokaleve që punojnë ditë natë dhe që paguajnë sa një sahat familjeje. Në radhë të parë duhet të garantojmë barazinë në marrjen e përgjegjësisë.
“Nuk do të rrisim çmimin e energjisë eletrike le të hidhin përpjetë atë që e thonë. Ne do të heqim fashën mbrojtëse pas të cilës fshihen hajdutët dhe do të marrim përsipër ne që gjithçka që fshihet pas kësaj fashe do të shkojë në xhepin e cdo pensionisti. Këtë do ta bëjmë pasi t’i kemi treguar kujtdo që kjo nuk bëhet nse hajdutët do të vazhdojnë të vjedhin. Jo hajdutët nuk do të vazhdojnë më të vjedhin
Do heqim fashën 300 kv, pas saj fshihen hajdutët e 150 mln euro