FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

KRYEMINISTRI RAMA DEKLARON: 110 MIJË LEGALIZIME FALAS NË 30 MUAJ

Nga Edi Rama.

100 mijë legalizime për 30 muaj ishte një objektiv tejet ambicioz por dhe i paimagjinueshëm deri tre vjet e pak më parë, kur ne erdhëm në qeveri. Sot është realitet që kemi mbërritur në 110 mije! 110 mijë familje në të gjithë Shqipërinë dhe 52 mijë gjate 2016, për të cilat ky do jetë një vit i ri i paharrueshem, sepse do ta festojnë si zotër të vërtetë të shtëpisë së tyre. Në 8 vjet të qeverisë së vjetër janë bërë gjithsej 21 mijë legalizime, nga të cilat mbi 80% ishin lokale, hotele, ndërtesa biznesi në anë të rrugëve, në parqe, në zona universitare, në zona arkeologjike. Ndërsa pas gjithë asaj zvarritje e katrahure, vetëm në dy vjet e gjysmë, sapo dhamë lejen e 110 mijtë FALAS. Ndërkohë mbi 90% e lejeve janë shtëpi dhe pjesa tjetër janë biznese, por asnjëherë në anë të rrugës, asnjëherë në zona universitare, asnjëherë në zona arkeologjike, asnjëherë aty ku cenohet pasuria e përbashkët e shqiptarëve. Ky është një dallim shumë i madh. Por nuk e kemi harruar se ka shumë më tepër se kaq për të bërë. Prandaj edhe puna jonë vazhdon. #Rilindje? #ShqipëriaeGjeneratësTjetër???? #QentëLeTëLehinKarvaniEcënPara.

v1 v2 v3 v4

Swiss Digital Desktop Reklama

e2 e3 e4 e5 e6 e7 e8 e11 e12 e13 e17 e18 e19 e20 e21

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?