Kryeministri Rama falenderon nga Beogradi qytetarët e Beratit, pas takimeve të djeshme
“Falenderime nga zemra për gjithë ata njerëz, gra e burra, të rinj e të moshuar, në qytet lart në kala e poshtë tutje në fshatin Peshtan, që më nderuan me praninë e tyre mikpritëse dhe më dhanë mundësinë të flas me ta po edhe të dëgjoj prej tyre, për problemet e sfidat e vendit tonë në këtë Epokë të re Kërcënimesh për botën ku jetojmë, po edhe për hallet e kërkesat konkrete të së përditshmes, në Beratin e Rilindur që s’ka asnjë krahasim me deri disa vjet më parë, por që duhet e do të jetë patjetër pakrahasimisht më i mirë se sot, pas disa vitesh që vijnë”- shkruan Edi Rama sot në facebook ku ndodhet në Beograd.
Ai viziton Beogradin për Konferencën Rajonale të organizuar nën kujdesin e Qeverisë së Norvegjisë, mbi “Mundësitë e zhvillimit të energjisë së ripërtëritshme në Ballkanin Perëndimor” dhe bashkëpunimin e vendeve të rajonit për sigurinë energjitike.

Në foto: Edi Rama dje në Berat

Në foto: Kryeministri Rama sot në Beograd
KOHA JONË SONDAZH

