Kryeministri Rama: Hiqet kontrolli i mjetit kur ndërrohet pronësia

Kryeministri Edi Rama jep një lajm të mirë në këtë ditë Krishtlindjesh teksa thotë se Drejtoria e Përgjithshme e Transporteve ka hequr kontrollin fizik të automjeteve kur ndërrohet pronësia.

Në një postim në Facebook, Rama shkruan: 

Me këtë LAJM TË MIRË e të shumëpritur për Drejtuesit e Automjeteve, puna vazhdon flet vetë ndërsa llafet e gojëve të shthurura dhe baltën e mendjeve të mbrapshta vijnë e ikin me erën😊
👉 Falë rimarrjes në administrim shtetëror këtë vit të Kontrollit Teknik dhe ndërveprimit të sistemeve informatike, të cilat me vite ishin dhënë me një koncesion alla nongrata, Çertifikata e Kontrollit Teknik të DPSHTRR heq përfundimisht detyrimin e kontrollit fizik të automjetit kur ndërron pronësia👍
Eliminohen 60 mijë kontrolle fizike të automjeteve në vit😉
U kursehen qytetarëve
90,000,000 lekë dhe 30,000 orë pritje në vit

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?