Kryeministri Rama: Kam qenë kundër Trump, referuar deklaratave të tij mbi myslimanët, Kosovën dhe emigrantët
Në konferencën për shtyp të mbajtur pak minuta më parë në zyrat e Kryeministrisë, kreu i qeverisë, Edi Rama i është përgjigjur pyetjeve të shumta të gazetarëve. Ndër to edhe asaj lidhur me deklaratën e tij, shprehur kohë më parë kundër kandidadit Donald Trump, sot president i SHBA-ve. Rama sqaroi pozicionim e tij të disa kohëve më parë duke thënë se, e pranon që është shprehur kundër tij si president, por duke i vënë theksin si kandidat. “Nuk jam unë i vetmi ai që ka shprehur hapur mendimin e tij kundër, por si kandidat. Jam shprehur kundër, duke pasur ndërmend deklaratat e tij kundër Kosovës, emigrantëve, myslimaneve, etj. deklarata të Trump”.
Sipas Ramës edhe të tjerë politikanë ndërkombëtarë kanë qenë kundër Trump president, por kjo sipas tij nuk ka pse të përdoret politikisht. Kryeministri Rama shprehu keqardhjen për ata që e përdorin deklaratën e tij me kontekst negativ.
(a.gj)
KOHA JONË SONDAZH

