Kryeministri Rama luan bilardo në Lezhë dhe bën xhiro nën shoqërinë e deputetit “kaubojs”
Rama pasi u qetesua nga Ilir Meta paradite se nuk do të ketë probleme në qeveri nxitoi për në Lezhë, pikërisht në qarkun të cilin e ka bërë sallatë përsa i përket deputetëve të listës së PS.
Ndërsa parakalonte në rrugët e qytetit të Lezhës, kryeministri Edi Rama nuk i ka thënë jo sfidës së një qytetari që gjendej para një bilardoje për të testuar aftësitë e tij edhe në këtë lloj sporti.Nën shoqërinë e ishdeputetit të dorëhequr Arben Ndoka dhe kaubojsit demokristian Eduart Ndocaj, Rama ka luajtur për disa minuta me qytetarin. Pas paqes së vendosur në Tiranë, kryeministri Edi Rama iu drejtua Lezhës për të marrë pjesë në turin “Të pastrojmë më tej Shqipërinë, raporton Ora. Por turin e nisi me një shëtitje në rrugët e Lezhës dhe më pas si për tu relaksuar edhe një lojë bilardo. Kryeministri iu bashkua një grupi qytetarësh dhe u bë pjesë e lojës së bilardos.
Edhe pse nuk dihet nëse e fitoi lojën, Rama u pa të dilte i qeshur nga bilardo, por buzëqeshja nuk e shoqëroi kur një gazetar e pyeti nëse e pagoi kuponin tatimor, pyetje së cilës iu përgjigj: Paske shumë humor!
Drejt ambjentit ku do të zhvillohej turi “Të pastrojmë më tej Shëqipërinë” Rama shoqërohej edhe nga ishdeputeti i partisë së tij Arben Ndoka si dhe nga pasuesi i tij Eduard Ndocaj, apo siç njihet ndryshe “deputeti kaubojs”.
Më pas Edi Rama foli para një përfaqësie të socialistëve lezhjanë.Kryeministri Edi Rama akuzoi nga Lezha opozitën se po çorodit qytetarët me spekulime dhe gënjeshtra.
Sipas tij protestat e biznesit dhe më herët ato të fermerëve janë shkak i shpifjeve të demokratëve.
Rama: “I patë ata tregtarët që dalin? Dalin sepse i nxjerr aty jashtë në rrugë paniku që ju fusin në shpirt këta spekulantë, këta shpifës që bëjnë cirk në televizor me ndjenjat e më të varfërve dhe me ndjenjën e dobësisë të atyre që janë më të dobët e që ju tregojnë përralla.Si mund të dalësh? Si mund të kesh qenë një ditë të vetme në politikë, jo në qeveri, në politikë? Si mund të kesh marrë njëherë të vetme një mandat nga populli jot dhe të dalësh dhe t’i thuash njerëzve në fshat mos merrni NIPT-in se do ju vënë taksa? Ky është krim. Sepse thjesht dhe vetëm për tu nxitur atyre urrejtje për kundërshtarin tend, ti i lë ata të paformalizuar.”
KOHA JONË SONDAZH

