Kryeministri Rama mbledh deputetët e Tiranës: Nuk i thamë askujt na jep votën dhe ndërto pa leje
Kryeministri Edi Rama ka mbledhur ditën e sotme deputetët e Tiranës dhe drejtorët e bashkisë, të cilët do të raportojnë për problematikat që kanë konstatuar në terren. Të pranishëm, në takim janë edhe drejtuesit politikë të qarqeve.
“Dua të ndalem te çështja e Thethit duke adresuar disa këndvështrime. Të bëhet shumë e qartë për të gjithë se cila është qasja jonë dhe cili do të jetë qëndrimi ynë në vazhdim. Kam vënë re që ka një teori shumë për të ardhur keq lidhur me përgjegjësinë dhe fajin. Duket sikur një pjesë e atyre që komentojnë, përpiqen që t’ia lënë fajin strukturave të shtetit. Nga një anë kemi disa njerëz të shkretë që kanë hequr bukën e gojës për të ndërtuar disa banesa dhe një shtet që i ka lënë ta bëjnë këtë në shkelje të ligjit dhe është kujtuar pastaj t’i godasë. Nuk bëhet fjalë për disa të shkretë, por individë që në një pjesë të konsiderueshëm nuk janë banorë të vendit, individë që as nuk janë shfaqur të pretendojnë çfarëdo qoftë dhe Policia e Shtetit po merret me hetimin si ka ndodhur dhe kush është mbrapa pushtimit kriminal të zemrës së Thethit. Bëhet fjalë për ndërtime jo për të futur kokën, por qëllime fitimi. Nuk e di të ketë ndonjë teori që e amniston shkelësin e ligjit, strukturat kanë përgjegjësinë e tyre. Mbetet për t’u parë çfarë mase do të marrë KLP për zonjë Gjeli e cila nuk ka pranuar të nisë as hetimin. Në Theth janë goditur 40 subjekte, kanë pasur dhe nga dy dhe nga tre një individ. Policia e Shtetit ka një numër të konsiderueshëm lidhur me këto subjekte dhe prokuroria nuk ka marrë asnjë. Bashkia e Shkodrës e ka marrë përgjegjësinë e vet.
Tjetra që dua ta theksoj se e kishte nxjerr në pah dhe një prift çuditërisht. U habita se si një njeri i zotit kishte folur për këtë histori, sikur ne i joshëm, i gënjyem dhe i premë në besë. Ne nuk kemi prerë askënd në besë. Kemi premtuar legalizimin e shtëpive të vjetra, e kemi përmbyllur atë proces. Nuk kemi thënë na jepni votën dhe ndërtoni pa leje. Janë ndërtime të bëra në muajt e fundit jo të kohës kur kemi qenë aty. Në Theth nuk bëhet fjalë për të ndërtuar resorte turistike, është jashtë çdo lloj opsioni. Dua të them që të gjithë teoritë për këtë operacion janë për të ardhur keq dhe dezinformim. Ata që dalin dhe bëjnë zhurmë s’janë banorët e Thethit”, tha Rama.
KOHA JONË SONDAZH

