Kryeministri Rama mbledh në Cërrik ministrat, kryebashkiakët dhe fermerët

Kryeministri Edi Rama mbledh në Cërrik sot dhe nesër ministrat, kryebashkiakët, fermerë dhe drejtues të agro-turizmit. Takimi ka në fokus bujqësinë dhe të pranishëm do të jenë ministrat: Petrit Malaj, Anila Denaj dhe Belinda Balluku. Analiza do të përfshijë agroturizëm, bujqësi, blegtori, peshkim, agro-përpunim etj.

Takimi do të zgjasë 2 ditë, sot dhe nesër, dhe është i organizuar si një diskutim mbi sektorin e bujqësisë. Që nga mbështetje financiare që merr nga buxheti i shtetit, mundësitë për të rritur financimin, skemat kombëtare dhe si mund të rishikohen për të qenë sa më mbështetëse e deri tek masat e marra për IPARD, që të riaktivizohen fondet.

Jo vetëm ministra dhe fermerë, por në këtë takim do të marrin pjesë edhe kryetari i Komisionit të Ekonomisë Eduart Shalsi, Bledi Çuçi, Niko Peleshi, rektori i Universitetit Bujqësor Fatbardh Sallaku si dhe kryetaër të bashkive Elbasan, Durrës, Shkodër, Lushnje etj.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?