FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Kryeministri Rama merr fjalën pas votimit të qeverisë, opozita largohet nga salla e Kuvendit

Kryeministri Edi Rama ka folur sërish në Kuvend pas mbylljes së votimit për qeverinë e re. Por sapo kryeministri mori fjalën, deputetët e opozitës u larguan.

Rama u shpreh se programi është i realizueshëm dhe se në këtë program ka disa pika kryesore ku do të përqendrohet mëse shumti puna.

Programi synon të jetë 100% i realizueshëm të paktën në atë pjesë që kanë të bëjnë pandeminë, projektet e mëdha dhe tërmetin”- tha Rama. Kryeministri u ndal edhe te bashkëpunimi me opozitën duke thënë se janë të gatshëm të diskutojnë me ta.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Ata nuk duhet t’i lënë punët për në fund. U kemi thënë hajde ulemi për Reformën në Drejtësi dhe nuk pranuan. Pastaj kur ata ikën në në reformën zgjedhore u dhamë një karrige sepse e dinim se ata ishin opozita e zgjedhur.

Swiss Digital Mobile Reklama

Jemi gati të diskutojmë reformën territoriale. Por ndryshe nga ata ne mendojmë se duhet të ketë më pak bashki dhe jo më shumë. Jemi të gatshëm për bashkëpunim. Duhet të kemi dialog parlametar” u shpreh Rama.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se protesta para kryeministrisë do të ketë sukses apo do shuhet?