Kryeministri Rama merr titullin “Qytetar Nderi i Preshëves”
Menjëherë pasi mori në dorëzim titullin qytetar nderi, Rama, është zotuar në komunën e Preshevës së Shqipëria do të mbrojë të drejtat e shqiptarëve të Luginës.
Duke marrë fjalën Rama tha: “Mirë se ju gjej dhe falemnderit. Jam i ndërgjegjshëm për situatën, sakrificat dhe varferinë. Do mbrojmë interesat e vëllezërve dhe motrave tona në këto troje. Barrën e ndjej tani më shumë pas këtij nderimi. Tani ndjehem një nga qytetarët e ketyre territoreve”.
Kryetari i Komunës së Preshevës, Ragmi Mustafa, deklaroi se vizita e Kryeministrit shqiptar Edi Rama në Preshevë është e mirëpritur, pasi ka 102 vjet që në këtë tokë nuk vjen asnjë përfaqësues nga athdheu amë.
Kryetari i Komunës, Mustafa, theksoi se deklarata e zotit Rama në Beograd se “shqiptarët e Preshevës duhet të kenë të njëjtin status si serbët e Kosovës” është shumë e mirëpritur nga shqiptarët e Luginës.