Kryeministri Rama, mesazh ngushëllimi për familjet e viktimave në Tetovë: Përqafim vëllazëror për krejt komunitetin tetovar
Kryeministri Edi Rama ka shprehur ngushëllimet për jetët e humbura si pasojë e zjarrit në spitalin Covid në Tetovë.
Me anë të një postimi në rrjetet sociale, kreu i qeverisë shqiptare përcjell përqafime vëllazërore për të gjithë komunitetin tetovar dhe mbarë popullin maqedonas.
“MIRËMËNGJES dhe duke u bashkuar me të gjithë ju në ngushëllimet më të ndjera për familjet e viktimave të tragjedisë së mbrëmshme në spitalin Covid të Tetovës, si edhe në përqafimin vëllazëror për krejt komunitetin tetovar dhe mbarë popullin e Maqedonisë së Veriut, ju uroj një ditë të qetë juve e gjithë familjeve tuaja”, shkruan Rama.
Më herët Rama ka postuar edhe një qiri për ndër të viktimave të spitalit të Tetovës, i cili u përfshi nga flakët mbrëmjen e djeshme.
“Lutje për Tetovën”, ka shkruar Rama menjëherë pas tragjedisë.

KOHA JONË SONDAZH

