Kryeministri Rama në Elbasan, bashkëbisedim me biznesin për “paqen fiskale”
Kryeministri Edi Rama është ndalur ditën e sotme në Elbasan ku ka zhvilluar një bashkëbisedim me biznesin lidhur me paketën “paqja fiskale”.
“Jetojmë në një realitet ku kemi jetën e përditshme të të gjithëve, por kemi edhe një jetë virtuale me pasqyrat e të gjithëve ku nuk ka vend për suksesin tuaj. Njoh një pjesë të mirë tuajën dhe e di shumë mirë se sa shumë keni ecur e se çfarë premisash të reja ka ekonomia falë jush. Por në ato pasqyra nuk ka vend për ju sepse ju përfaqësoheni atje nga legjenda oligarkësh, 2-3 apo 5, të tjerët nuk ekzistojnë. Sipas tyre 5 janë ata që marrin lekët, ndërsa në vend nuk ka bukë e ujë dhe jemi në buzë të ferrit. Unë besoj shumë që sikur një pjesë e hapësirës virtuale t’i jepej suksesit e shembujve frymëzues, me siguri do të kishim shumë më tepër ekonomi”, tha ai.
“Paqja Fiskale” konsiston në një sërë reformash dhe lehtësish fiskale që do të ndërmarrë qeveria shqiptare me qëllim mbështetjen e biznesit të vogël dhe nxitjen e formalizimit të ekonomisë.
Kjo paketë e veçantë i jep bizneseve mundësinë për të mbyllur çështjet e së kaluarës dhe për të pasur një marrëdhënie të re, më të drejtë dhe më të parashikueshme me shtetin.
KOHA JONË SONDAZH

