Kryeministri Rama: Në mars lëshojmë satelitin e parë në orbitë (VIDEO)

Kryeministri Edi Rama publikon pamje se si do të lëshohen satelitët në orbitë.

Rama ka njoftuar se sateliti “Albania 1” do të lëshohet në hapësirë në muajin mars ndërsa sateliti “Albania 2” do të lëshohet në hapësirë në muajin qershor të vitit 2022.

Biseda e Ramës me ekspertin e kompanisë SPACE X

Swiss Digital Desktop Reklama

Rama: Pra jemi këtu.
-Po, ky është lëshimi i Spacex Falcon 9, që u bë në qershor. Lëshuam katër satelitë gjatë tij. Lëshuam satelitin Mark 4, variantin 17, 18, 19, që është modeli i ri. Kjo që po shihni është lëshimi në orbitë.
Rama: Domethënë, Albania 1 kur do të jetë gati? Në mars?
-Po, në mars do të lëshohet. Do duket kështu si kjo. Do të filmojmë një video dhe gjëja tjetër që do të shohim pas shkëputjes do të jetë vendosja e satelitit në orbitë.
Rama: Po Albania 2? Në qershor…
-Saktë…
Rama: Super
-Kjo është pamje e orbitës ku do lëshohen.
Rama: Shqipëria në orbitë. E pabesueshme, por e vërtetë.
-Po, zotëri.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?