Kryeministri Rama: Nëse negociatat nuk hapen në qershor, ndahemi nga Maqedonia

Edi Rama pas takimeve të djeshme me Presidentin dhe Kancelarin e Gjermanisë sot ka zhvilluar një bashkëbisedim me gazetarët shqiptarë që ndjekin vizitën e tij në Gjermani.

Gjatë fjalës së tij, kryeministri tha se në vizitën e tij ku edhe është takuar me zyrtarë të lartë në Berlin, në fokus kanë qenë edhe çështja e negociatave.

Veçanërisht, Rama theksoi se takimi me kancelarin Scholz ishte jashtëzakonisht pozitiv.

Po ashtu ai komentoi edhe qëndrimin për ndarjen nga Maqedonia e Veriut në rast se procesi i negociatave do të bllokohet sërish në qershor.

Në rast se do të bllokohemi për shkak të Bullgarisë, ne do të ndryshojmë qasje dhe do të flasim me një gjuhë tjetër lidhur me Shqipërinë për vendimin për t’u ndarë. Kancelari është optimist, por unë nuk jam edhe aq optimist, tha Rama.

Kryeministri u pyet nga gazetarët edhe për Ballkanin e Hapur, nëse kishte apo jo mbështetjen e kancelarit gjerman Scholz.

Sikur të ishte mosmbështetës nuk do përtonte ta thoshte as midis nesh, as në publik. Kështu që kurrsesi nuk do të thosha që është mosmbështetës”, tha Rama.

 

SHKARKO APP