Kryeministri Rama niset drejt Sllovenisë
Kryeministri Edi Rama është nisur sot drejt Sllovenisë ku do të marrë pjesë në Forumin Strategjik të Bledit që do të mbahet në datat 2-3 shtator.
Forumi do të bashkojë pjesëmarrës nga fusha të ndryshme, për të shkëmbyer mendime dhe ide për të zgjidhur sfidat aktuale dhe të ardhshme dhe ofron mundësi për t’u takuar dhe për t’u lidhur liderët rajonal dhe global.
Kryeministri do të jetë pjesë e panelit të liderëve që do të mbahet nga ora 14:30 – 15:15 krah Robert Golob, (kryeministri i Sllovenisë), Andrej Plenković, (kryeministër i Kroacisë), Milojko Spajić, (kryeministër i Malit të Zi) dhe Miloš Vučević, (kryeministri i Serbisë).