Kryeministri Rama njofton rritje pagash. Ja kategoritë që përfitojnë, sipas qeverisë

Kryeministri Edi Rama ka folur sot para mediave për vendimin e qeverisë për rritjen e pagave dhe ndihmës ekonomike për shtresat në nevojë.

Në përfundim të mbledhjes së qeverisë, Rama ka treguar se kush përfiton nga shtesat e pagës.

Angazhim për të mbështetur ata që janë më në nevojë por edhe për të mbështetur ata që janë në krye të detyrës. Policia e shtetit, nivelet bazë, inspektorët dhe niveli i mesëm të kenë një shtesë page. Respektivisht 15 % dhe 7% e njëjta gjë vlen për Gardën, për Policinë e Burgjeve, për zjarrfikësat, administratën publike dhe jo vetëm për nëpunësit në shërbimin civil por edhe punonjësit mbështetës.

Pra paga e ardhshme që do të marrin do të jetë paga e rritur sipas përcaktimeve të bëra në vendimet përkatëse. Ajo që vlen të theksohet është se principi mbetet po ai ditës së parë, “Kush ka më pak mbështetet më shumë”.

Nga ana tjetër, e njëjta gjë do të ndodhë me pensionet, të cilat janë siç e kemi thënë, pra riindeksuar dhe kemi një rritje 9.5% në raport me pensionin e një viti më parë dhe kjo gjë do të materializohet në pensionet e radhës. E njëjta gjë me të gjitha familjen në ndihmë ekonomike, të cilat kanë një rritje prej 10%, por kur gratë kryefamiljare me dy fëmijë kanë dyfishim të ndihmës ekonomike.
Po ashtu për të gjithë të moshuarit mbi 65 vjeç që janë në kategorinë e ndihmës ekonomike bëhet dyfishim i ndihmës, në mënyrë që pesha më e madhe që mbajnë të lehtësohet më shumë. Patjetër dhe indeksimi për të gjithë personat me aftësi të kufizuar që trajtohen nga ndihmë shtetërore”, deklaroi Rama.

Nga ana e saj opozita e quajti të papërfillshme këtë rritje, e cila mbetet fiktive sepse çmimet janë dy ose trefishuar.

 

SHKARKO APP