Kryeministri Rama nxjerr pamjet: Vendi ku xhiroheshin kronikat më të zeza, po merr formën e një oazi të ri rekreativ (VIDEO)
Kryeministri Edi Rama ka postuar mëngjesin e sotëm pamjet nga kantieri i Ekoparkut të madh të Durrësit, i cili, siç thotë ai, po merr formën e një oazi të ri rekreativ.
“MIRËMËNGJES 😊
dhe me këto pamje të kantierit të Ekoparkut të Madh të Durrësit që po merr formën përfundimtare, si një oaz i ri rekreativ i qytetit aty ku deri dje xhiroheshin kronikat më të zeza të mediave ndërkombëtare për bombën mjedisore, ndërsa së shpejti do të jetë një hapësirë e gjelbëruar, me kënde sportive, zona pushimi e parkimi, bare dhe restorante për të kaluar ditën bashkë me fëmijët, ju uroj një ditë të mbarë🙏”, shkruan Rama.