Kryeministri Rama nxjerr shifrat: Lajme të mira për Shqipërinë destinacion turistik
Kryeministri Edi Rama thotë se tashmë Shqipëria është një destinacion turistik dhe padyshim që ky është një lajm i mirë për të gjithë.
Në një postim në facebook, Rama tregon se vetëm, në dy javët e para të gushtit, në vendin tonë kanë hyrë 859,316 turistë, rreth 4.5% më shumë se e njëjta periudhë e 2019, pra para pandemisë.
“Lajme të mira për Shqipërinë destinacion turistik. Nga data 1-15 Gusht kanë hyrë 859,316 shtetas të huaj, që janë 4.5% më shumë se e njëjta periudhë e 2019, dmth para pandemisë”, shkruan Rama.
KOHA JONË SONDAZH

