Kryeministri Rama: Pensionistët do të marrin 5 mijë lekë në fillim të dhjetorit

Kryeministri Edi Rama njoftoi se edhe këtë vit, do të ketë një shpërblim për pensionistët në shumën prej 5 mijë lekësh të reja.

Në vitin 2023 do të kemi dyfishin e buxhetit të vitit 2013. Kemi shumë më tepër buxhet për të mbrojtur njerëzit nga kjo goditje e tretë. Nuk është e lehtë për ta përballuar siç mund të ishte njëra apo tjetra. Ishte një lloj ndjesie që ja iku dhe kjo dhe do përmirësoheshin. Por ndodhi kjo. Duhet të fokusohemi te mbrojtja e atyre që janë më të dobët. Prandaj kemi rritur dy herë pagën minimale këtë vit. Paga minimale do shkojë në 360 mijë lekë të vjetra, mbase dhe në 380 mijë lekë në fazën e dytë të vitit tjetër.

Në fillim të dhjetorit do i japim një suport tjetër prej 5 mijë lekësh secilit. Nuk është shumë por është një shumë që ata e kanë pasur dhe do e kenë sërish këtë vit. I lehtëson dhe u jep një buzëqeshje në fundvit“, tha Rama gjatë një takimi me gratë e vajzat e Kamzës.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?